LAZIO vazhdon me rezultate fantastike në Serie A
Skuadra e Gennaro Gattusos triumfoi 2-1 në udhëtim ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 13 në Serie A, duke ruajtur pozitën e liderit në tabelë me një bilanc të shkëlqyeshëm prej 11 fitore dhe dy barazime.
Me 35 pikë të grumbulluara, Lazio vazhdon të jetë e pamposhtur në elitën e futbollit italian.
Në anën tjetër, Torino mbetet me 14 pikë në pozitën e 13 të renditjes tabelare. Skuadra mysafire siguroi epërsinë vendimtare në fund të pjesës së parë.
Fillimisht, në minutën e 42 Provstgaard shënoi me kokë. Vetëm dy minuta më vonë, Lazio e dyfishoi epërsinë me anë të Isaksen.
Në minutën e 62, Adams shënoi me kokë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar.
Ky është fillimi më i mirë i sezonit në historinë e Lazios në Serie A.















