Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Qafës së Koshovicës, në Fier.
Nga flakët janë rrezikuar makinat dhe bizneset pranë tij.
Zjarri është konstatuar në kohë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë ka shmangur përhapjen e flakëve më tej.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.










