Pas mbylljes së protestës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbushur me gurë dhe sende të tjera, ndërsa punonjësit kanë nisur pastrimin e zonës me ndihmën e një fadrome. Në terren janë angazhuar punonjësit për largimin e materialeve të shpërndara në rrugë, me qëllim pastrimin dhe normalizimin e lëvizjes në bulevard. Pastrimi po vijon pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së 28 nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.