Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku disa protestues kanë rrëzuar dhe shkatërruar dronin që po përdorej nga efektivët e Policisë për tubimin. Pamjet nga protesta tregojnë momentin kur droni, i cili është në tokë, goditet dhe shkatërrohet nga protestuesit. Pajisja përdorej nga Policia gjatë protestës, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme.