Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si Qafë Koshovicë.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar një pjesë e fasadës së godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme të tjera materiale.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesë të tjera të objektit.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Shfaq Komentet (0)






