Një servis automjetesh në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e Qafë Koshovicës, është përfshirë nga zjarri gjatë mbrëmjes së sotme.
Flakët kanë shkaktuar dëmtime në një pjesë të fasadës së objektit, ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera materiale.
Të lidhura
None found
Pas sinjalizimit për ngjarjen, forcat zjarrfikëse mbërritën në vend dhe ndërhynë për shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të godinës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.





