Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi nga Spitali i Traumës për plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi, me origjinë nga Kuçova, gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Në deklaratën e bërë në krah të Lefter Maliqit, Blushi tha se i riu ishte goditur në kokë me plumb gome dhe kishte pësuar hematomë të rëndë. Sipas tij, Hajderi ndodhet në reanimacion dhe po kryen një ndërhyrje kirurgjikale.
Të lidhura
None found
Blushi e cilësoi ngjarjen si një akt barbar dhe krim shtetëror, ndërsa akuzoi Policinë për përdorim dhune ndaj protestuesve. Ai njoftoi se Partia e Lirisë do të paraqesë kallëzim penal ndaj efektivëve që, sipas tij, janë përfshirë në incident.
“Partia e Lirisë do të kallëzojë penalisht banditët me uniformë të Edi Ramës që përgjakën sot 28 Nëntorin”, u shpreh Tedi Blushi nga Spitali i Traumës.






