Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë dhe duke zbardhur brenda pak minutash rrugët dhe hapësirat e qytetit. Në zonat e thella malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore në administrim të Bashkisë Dibër.