InsajderiInsajderi
Lajme

Begaj për protestën në Tiranë: Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk është zgjidhje

Insajderi
28 November 2026 - 21:17
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Begaj për protestën në Tiranë: Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk është zgjidhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për dialog dhe bashkim, duke u ndalur edhe te protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë.

Gjatë pritjes zyrtare të organizuar në Presidencë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, kreu i shtetit shqiptar theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të jenë zgjidhje.

Në fjalën e tij, Begaj iu drejtua veçanërisht të rinjve, duke nënvizuar se zëri i tyre duhet dëgjuar dhe se shoqëria duhet të gjejë rrugën e dialogut, pavarësisht dallimeve në mendime.

“Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja, as alternativa. Dialogu është zgjidhja. Demokracia nuk kërkon të mendojmë të gjithë njësoj. Ajo kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Mbetemi të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlantik”, tha Begaj. /EuronewsAl


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark