Një tjetër qytetar raportohet se është plagosur rëndë, me plumb gome në sy gjatë protestës. 

Pas rastit të Erjon Vishkullit, India Gjata, e njohur si “Zhaku” ka publikuar një denoncim ku pretendohet se qytetari është marrë në shënjestër nga policia teksa ishte i vetëm në shesh dhe nuk po bënte asnjë veprim të dhunshëm, por po fliste me nënën e tij në telefon.  

Sipas denoncimit, ai rrezikon të humbasë shikimin.