Pamje të rënda nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë brutalitetin e ndërhyrjes së policisë ndaj qytetarëve që dolën në protestë.
Në videon e publikuar, një efektiv policie shihet duke goditur me shkop gome protestuesit, me një forcë të tillë sa shkopi që mban në dorë thyhet gjatë ndërhyrjes.
Pamjet dëshmojnë nivelin e dhunës së ushtruar nga uniformat blu gjatë përplasjes me protestuesit, në një protestë që u shoqërua me tensione të forta dhe ndërhyrje të dhunshme të policisë.
Videoja sjell një tjetër episod të dhunës së regjistruar në rrugët e Tiranës gjatë protestës së 28 Nëntorit.
© SYRI.net