Formacionin e ndërtoi me papuçet e vendosura në dysheme”, Cecelia rrëfen episodin humoristik me trajnerin e Dritës

Besart Cecelia është i ftuari i episodit të radhës të podcastit “Arena e Yjeve”. Ish-futbollisti i njohur kosovar, pas mbylljes së karrierës si lojtar, zgjodhi të vijojë angazhimin në futboll në rolin e trajnerit. Ky episod është realizuar me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Cecelia ka kujtuar se kushtet dhe mjetet në dispozicion të trajnerëve dikur ishin shumë më të kufizuara. Sipas tij, edhe pse trajnerët kishin përvojë, nuk dispononin tabela dhe pajisje të tjera që përdoren sot, ndërsa shtetet e tjera i kishin siguruar më herët këto mjete.

Të lidhura

None found

Ai tregoi edhe një histori nga një periudhë përgatitore, kur skuadra do të përballej me Belasica, apo Belasnica, një ekip nga Bullgaria që ndodhej pranë kufirit me Maqedoninë. Takimi ishte planifikuar në Sandanski, ku të dyja ekipet po zhvillonin përgatitjet dhe kundërshtarët kërkuan të luanin një ndeshje me ta.

Para sfidës, trajneri Kemajl Halimi nisi të shpjegonte skemën taktike, caktoi formacionin dhe bëri analizën e lojës, ashtu siç veprojnë zakonisht trajnerët. Meqë ndeshja do të luhej pas tre orësh, pas drekës, lojtarët kishin veshur papuçet.

Në atë moment, Halimi mori papuçet e secilit prej tyre, i vendosi në dysheme dhe përmes tyre ndërtoi skemën 4-4-2. Situata shkaktoi të qeshura te futbollistët, të cilët u habitën që formacioni po përcaktohej me papuçe, rrëfeu Cecelia.

Episodi i plotë i “Arena e Yjeve” mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.


Shtuar më 28.11.2026 21:28

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet