InsajderiInsajderi
Lajme

Nëna dyshohet se mundësoi shfrytëzimin seksual të dy vajzave të mitura, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Insajderi
28 November 2026 - 21:34
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Nëna dyshohet se mundësoi shfrytëzimin seksual të dy vajzave të mitura, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale nga viktimat e trafikimit. Rasti ka të bëjë me dy vajza të mitura, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe nëna e tyre.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet E.B., M.C. dhe R.S., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit për të Mitur.

E dyshuara E.B. ngarkohet me veprën penale të trafikimit me njerëz, ndërsa M.C. dhe R.S. dyshohen për veprën penale të shërbimeve seksuale nga viktimat e trafikimit.

Gjykata ka bërë të ditur se, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen dhe t’i shmangen ndjekjes penale, duke marrë parasysh peshën e veprave për të cilat dyshohen dhe mënyrën e kryerjes së tyre ndaj dy të miturave.

Po ashtu, është vlerësuar se ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë te të dëmtuarat dhe të pengojnë zhvillimin e procedurës penale.

Një nga arsyet kryesore për caktimin e kësaj mase, sipas Gjykatës, është edhe rreziku i përsëritjes së veprave penale.

Në njoftim thuhet se E.B. dyshohet se, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin prindëror, ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme duke mundësuar shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave ose përfitimeve të tjera materiale.

Gjykata ka bërë të ditur se kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark