47 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre një deputet, gazetarë dhe efektivë policie
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, deri në orën 21:00, në dy spitalet kryesore të kryeqytetit janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjithsej 47 persona.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 36 persona, prej të cilëve 12 efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Nga këta, një efektiv policie, tre protestues dhe një gazetar janë shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 persona të lënduar: 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë personat e paraqitur në QSUT kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
Kështu, sipas bilancit të përditësuar deri në orën 21:00, numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit ka arritur në 47 persona.
Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve
Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)
Burj Khalifa vishet kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit Emirateve të Bashkuara Arabe
- 21:29 Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve
- 20:55 Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)
- 20:12 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
- 20:08 Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve
- 20:08 Thaçi uron shqiptarët për Pavarësinë: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë
- 20:00 Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Molotov, gurë dhe gaz lotsjellës në protestën e 28 Nëntorit