Dhuna gjatë protestave në Tiranë, 47 persona të plagosur, mes tyre 6 gazetarë dhe 1 deputet

Dhuna gjatë protestave në Tiranë, 47 persona të plagosur, mes tyre 6 gazetarë dhe 1 deputet

21:29, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

47 persona janë plagosur gjatë protestës së sotme në Tiranë, bëjnë të ditur shifrat zyrtare të përditësuara nga ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 36 pacientë, nga të cilët:

* 12 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

•14 protestues, 3 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

•6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

•4 kalimtarë

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:

* 8 efektivë policie

* Një protestues

* Një punonjës sigurie

 •Një deputet

Aktualisht, të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco