E shtunë, 28 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëbora mbulon zonat malore të juglindjes, borëpastrueset dalin në terren në Dardhë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme zonat malore të juglindjes, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Reshjet kanë përfshirë fshatin turistik të Dardhës, fshatin Shtyllë, si dhe Majën e Mashkullorës.

Në Dardhë kanë dalë në terren borëpastrueset për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme për automjetet.

Për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt këtyre zonave këshillohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar gjatë lëvizjes për shkak të kushteve atmosferike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.