VIDEO/ Molotovët ua lënë vendin borive dhe flamujve kuqezi, pamjet e mbrëmjes nga sheshi “Nënë Tereza”
28/11/2026 22:36
Pas protestës së dhunshme që përfshiu kryeqytetin gjatë kësaj të shtune, në orët e mbrëmjes në sheshin “Nënë Tereza” u ndje atmosfera festive e Ditës së Flamurit.
Automjete të zbukuruara me flamuj kuqezi qarkullojnë në shesh dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” , duke u rënë borive.
Siç shihet edhe në pamje, qytetarët kanë vendosur flamuj kombëtarë në xhamat dhe në pjesën e sipërme të automjeteve, duke vijuar festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Top Channel