Pas protestës së dhunshme që përfshiu kryeqytetin gjatë kësaj të shtune, në orët e mbrëmjes në sheshin “Nënë Tereza” u ndje atmosfera festive e Ditës së Flamurit. Automjete të zbukuruara me flamuj kuqezi qarkullojnë në shesh dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” , duke u rënë borive. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët kanë vendosur flamuj kombëtarë në xhamat dhe në pjesën e sipërme të automjeteve, duke vijuar festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.