Gattuso thumbon kritikët: Nuk harroj ata që më quanin të paaftë dhe parashikonin rënien nga kategoria

Gattuso thumbon kritikët: Nuk harroj ata që më quanin të paaftë dhe parashikonin rënien nga kategoria

22:37, 28/11/2026

Lazio vazhdon serinë pozitive në kampionat. Skuadra kryeqytetase fitoi edhe në transfertë ndaj Torinos, duke forcuar pozitat në krye të renditjes dhe duke i dhënë trajnerit Gennaro Gattuso një tjetër arsye për të festuar.

Pas ndeshjes, tekniku italian u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke vlerësuar mentalitetin dhe qëndrueshmërinë e treguar gjatë gjithë takimit.

“Ne nuk e ndryshojmë identitetin tonë. Kemi vazhduar të përqendruar për 90 minuta dhe ky quhet mentalitet. Jam krenar për gjithçka që po bëjmë. Mund edhe të kishim barazuar, por mund ta kishim fituar ndeshjen me një rezultat më të thellë, pasi krijuam edhe raste të tjera. Jam shumë i lumtur sot”, u shpreh Gattuso.

Trajneri pranoi se Torino i kishte vënë në vështirësi bardhekaltrit, veçanërisht gjatë pjesës së parë, por theksoi se skuadra e tij reagoi mirë ndaj presionit.

“Është e vërtetë që vuajtëm në pjesën e parë, por nuk duhet të kemi frikë. Jemi një skuadër që stërvitet mirë dhe luan me entuziazëm. Nuk është thjesht çështje vrapimi. Sa herë arritëm të dilnim nga presioni i kundërshtarit, vepruam mirë. Kemi një skuadër që argëtohet duke luajtur, ndërsa sot na mungonin edhe disa lojtarë të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Në vijim, Lazio do të përballet me Atalantën dhe më pas me Romën në derbin e kryeqytetit. Gattuso kërkoi përqendrim te sfida e radhës, duke theksuar se përballja me Romën nuk ka pikë më shumë se ndeshjet e tjera.

“Është e drejtë që tifozët të duartrokasin Sarrin. Do ta bëj edhe unë, por shpresoj që ndeshja të jetë e ekuilibruar. Duhet të dimë të përballojmë presionin e një stadiumi me 50 mijë tifozë. Fillimisht mendojmë për Atalantën dhe më pas për derbin. Në Romë më pyesin prej dy muajsh për këtë ndeshje, por unë nuk jam mësuar të mendoj kaq larg. Është derbi, por vlejnë gjithmonë tri pikë, nuk ka ndonjë bonus”, tha trajneri.

Në konferencën për shtyp, Gattuso nuk i kurseu as thumbimet ndaj atyre që e kishin kritikuar në fillim të sezonit.

“Nuk duhet të shohim renditjen, por të jetojmë ditë pas dite. Nuk i harroj zërat e fillimit të sezonit. Thoshin se nuk ishim në nivelin e duhur, se duhej të binim nga kategoria dhe se unë isha i paaftë”, përfundoi Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco