Pothuajse askush nuk fliste me mua”, Vitor Roque rrëfen vështirësitë te Barcelona dhe kritikon Xavin

Sulmuesi brazilian Vitor Roque ka folur hapur për eksperiencën e tij te Barcelona, duke thënë se gjatë periudhës së drejtuar nga Xavi Hernandez nuk mori mbështetjen që i nevojitej.

Futbollisti 21-vjeçar, i cili aktualisht luan për Palmeirasin, ka treguar për vështirësitë e hasura gjatë qëndrimit të tij në Kataloni.

Të lidhura

None found

“Mbështetja e trajnerit është shumë e rëndësishme, por unë nuk e ndjeva atë kur shkova te Barcelona. Pothuajse askush nuk fliste me mua”, deklaroi Roque.

Braziliani u transferua te klubi katalanas në janar të vitit 2024, kur ishte vetëm 18 vjeç, pasi Barcelona u tregua e shpejtë për të siguruar shërbimet e tij.

Pavarësisht pritshmërive të mëdha, aventura në Spanjë rezultoi e komplikuar. Problemet fizike e vështirësuan përshtatjen e tij me skuadrën që në ditët e para.

Roque tha se kalimi te Barcelona përfaqësonte përmbushjen e një ëndrre, pasi do të luante për një prej klubeve më të mëdha të futbollit botëror, por realiteti ishte më i vështirë nga sa kishte menduar.

“Shkova te Barcelona në moshën 18-vjeçare. Ishte një ëndërr e realizuar të luaja për një klub kaq të madh, megjithatë përvoja nuk ishte aspak e lehtë”, u shpreh ai.

“Arrita atje duke ndier shumë dhimbje. Gjatë asaj kohe iu nënshtrova fizioterapisë dhe punova për të rikthyer formën më të mirë fizike, por nuk ia dolëm. Nuk munda të paraqitesha në nivelin që kërkon futbolli”, shtoi sulmuesi brazilian.

Sipas Roques, lojtarëve të rinj duhet t’u lihet koha e duhur për t’u ambientuar, veçanërisht kur kalojnë në një kampionat dhe në një mjedis krejt të panjohur.

“Shpesh njerëzit mendojnë se sapo mbërrijmë duhet të luajmë menjëherë në 100 për qind të kapacitetit dhe të japim maksimumin, por gjërat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Na duhet durim.

Ka raste kur nuk na jepet koha e mjaftueshme për t’u përshtatur. Jemi shumë të rinj dhe përvetësimi i një gjuhe të re është jashtëzakonisht i vështirë”, përfundoi Roque.


Shtuar më 28.11.2026 23:22

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet