Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, deri në orën 21:00, në dy spitalet kryesore të kryeqytetit janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjithsej 47 persona.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 36 persona, prej të cilëve 12 policë, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Nga këta, një polic, tre protestues dhe një gazetar janë shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 persona të lënduar: 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë personat e paraqitur në QSUT kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
Protesta në Tiranë: 35 të lënduar e 16 të arrestuar
Edhe
Katër të lënduar në protestën e sotme u trajtuan në spital
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, në përditësimin e orës 18:00, ka bërë të ditur bilancin e personave të lënduar përgjatë protestës së sotme të dhunshme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, prej tyre nëntë policë, 12 protestues, gjashtë përfaqësues të medias, një prej tyre shtetase e huaje, dhe tre kalimtarë.
Dy policë janë transferuar për trajtim. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës me këshillën e mjekut.
Në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre policë, një protestues dhe një punonjës sigurie.
Sipas përditësimit zyrtar, deri në orën 18:00, gjithsej katër të lënduar kanë lënë spitalin.
Ndërkohë 16 persona janë shoqëruar në polici pas përplasjeve dhe tensioneve.
Tetë të lënduar e tre të arrestuar nga protestat në Tiranë
Tetë persona janë lënduar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një polic, dy gazetarë, njëra prej tyre shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.
Edhe
Tetë të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre një deputet
Ministria ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë të vetëdijshëm, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë.
Janë arrestuar edhe tre protestues.
Protestuesit kanë gjuajtur molotovë e gurë drejt Policisë në qendër të Tiranë. Autoritetet janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
28 Nëntori në Tiranë me protesta e përplasje – molotovë, gurë e gaz lotsjellës
Protesta e studentëve në Tiranë, e mbajtur në Ditën e Flamurit, ka nisur me tensione.
Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” e që më pas janë zhvendosur para Kryeministrisë, kanë hedhur gurë dhe bomba molotovë në drejtim të policisë.
Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.
Edhe
MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë
Gjatë protestës, një person nuk është ndier mirë dhe është transportuar me ambulancë në spital.
Studentët tash e sa muaj kanë protestuar vazhdimisht në Shqipëri. Protestat u nisën kundër një projekti në Zvërnec e u masivizuan me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Javëve të fundit situata është më e qetë, pas disa ditësh tensionesh.