Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e personalitete të tjera kanë bërë homazhe në nderim të Adem Ademit, në kuadër të ceremonisë së rivarrimit të tij.
Homazhet po mbahen sot, më 28 nëntor, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.
Ceremonia e homazheve filloi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:30.
Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në 13:00 është paraparë të mbahet edhe mbledhja komemorative, po në të njëjtin lokacion.
Adem Ademi i përkiste “Grupi të Intelektualëve të Mitrovicës”, që përbëhej prej 23 personash, e që ishin zhdukur që nga prilli i vitit 1999, ndërsa në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë.
Mbetjet mortore të tij u gjetën në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut bashkë me Fatmir Fazliun e Ali Halizin.
-
Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve”
-
Më 28 nëntor rivarroset Adem Ademi nga “Grupi i Intelektualëve”
-
“Të paktën një vend ku mund të vendosim lule”
-
“Çdo njeri ka të drejtë të ketë një varr”, shpresa e familjes Ademi që kur filluan gërmimet në Kalludër
-
Djali i kirurgut të zhdukur: E vërteta po del në dritë, tani kërkojmë drejtësi