Prania e Lulzim Bashës në ceremoninë e 114-vjetorit të Pavarësisë tërhoqi vëmendjen, sidomos nga biseda kokë me kokë që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Takimi vjen pas një periudhe të gjatë larg kamerave dhe angazhimeve publike të ish-kryetarit të Partisë Demokratike.
A ishte thjesht një bisedë kortezie në një ceremoni zyrtare apo një takim me mesazh politik? Pa një sqarim nga palët, nuk mund të nxirret përfundim. Por në politikë, çdo takim i një ish-lideri opozitar me përfaqësuesin e SHBA-së ngjall interes dhe pikëpyetje për zhvillimet e ardhshme.
Basha rikthehet në vëmendje. Tani pritet të shihet nëse kjo dalje do të pasohet nga një angazhim i ri politik apo do të mbetet vetëm një prani në ceremoninë e Pavarësisë.
Fakti që ambasadori amerikan nuk takon Berishën dhe rri kokë me kokë me Lulzim Bashën hedh dyshime. Në kampin e selisë Blu thanë se ishte Basha që po i ngjitej pas ambasadorit dhe ai për kortezi e takoi dhe kaq. Por pak si e zorshme të rrish me ambasadorin amerikan pa e ditur ambasadori se cilin apo cilën takon.
