Sot dy superndeshje në Superligë, gjithë vëmendja te derbi Gjilani – Drita

Futbolli kosovar rikthehet sot me dy përballje interesante në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.
Vëmendja do të jetë te dy ndeshjet që premtojnë rivalitet dhe emocione, ku fillimisht Feronikeli 74 do të përballet me Prishtinën.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ndërsa tri orë më vonë, në program është një tjetër përballje e rëndësishme.
Nga ora 16:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, do të zhvillohet derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, një duel që gjithmonë zgjon interesim të madh te tifozët.
Të dyja ndeshjet janë pjesë e xhiros së 14-të dhe pritet të sjellin rivalitet të fortë në garën për pikë në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































