Ksamil, shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, shkaktohen dëme materiale

29 Nëntor 2026 | 08:05

Një incident me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku objektiv ka qenë banesa e një 76-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet I. A., dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e ngjarjes janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada

Një lokal në qytetin e Fierit është dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa dyshohet se është përdorur lëndë plasëse. Sipas informacionit...
09:03 | 29/11/2026

Dhuna gjatë tubimit në Tiranë, arrestohen 12 persona dhe procedohen 19 të tjerë, plagosen 17 efektivë policie

Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona dhe ka proceduar penalisht 19 të tjerë, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën...
09:00 | 29/11/2026

29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë. Përmes një postimi në...
08:34 | 29/11/2026