Antero Lopes, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), u takua sot me kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni.
Në takim u diskutua roli i monitorimit nga EULEX-i në mbështetjen e punës së Gjykatës, me synimin për të përparuar drejt një sistemi drejtësie efektiv dhe të qasshëm për qytetarët.
Të lidhura
None found
EULEX-i njoftoi se vëmendje e veçantë iu kushtua rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe korrupsionit.
Misioni ritheksoi se monitorimi është i rëndësishëm për mbështetjen e punës së institucioneve të drejtësisë.








