E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Shpërthim me tritol në një lokal në Fier
Flash

Shpërthim me tritol në një lokal në Fier

🇬🇧 Read in English

Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fier. Këtë herë, në shënjestër dyshohet se ka qenë një lokal, fasada e të cilit është dëmtuar nga shpërthimi.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 04:15 të datës 29 nëntor 2026, kur pronari i biznesit, një 44-vjeçar me inicialet R. M., ka njoftuar policinë për dëmtimin e fasadës së lokalit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur mbledhjen e provave për dokumentimin e rastit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e shpërthimit, identifikuar autorët dhe përcaktuar motivet e mundshme të sulmit ndaj biznesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.