Ulja e temperaturave gjatë natës ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat e thella malore të Krujës. Fshati Shkreta është mbuluar nga një shtresë dëbore, trashësia e së cilës arrin në disa centimetra.
Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe deri më tani nuk raportohen problematika në zonë.
Gjithashtu, nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa të gjitha rrugët vijojnë të jenë të kalueshme.