Aktualitet

Dëborë në veri e juglindje, ARRSH-ja: Akset e hapura, kujdes në rrugë!

Gjatë natës, reshjet e dëborës përfshinë zonat veriore dhe juglindore të vendit, ndërsa në disa akse rrugore është regjistruar prezencë dëbore. Autoriteti Rrugor (ARRSH) bën të ditur se të gjitha rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në terren pastrohen rrugët e shpërndahet kripë, me qëllim parandalimin e ngricave.  ARRSH-ja iu bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet e dëborës.

SITUATA NË AKSET RRUGORE. Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe në juglindje të vendit.

Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Reshje dëbore ka pasur:

Në Rajonin Verior

Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.

Në Rajonin Juglindor

Qukës-Qafë Plloçë, Qafë Plloçë-Qafë Thanë, Librazhd-Fushë Studen,Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.