Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel 29 nëntor 2026!

Këtë të diel, vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, që sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut janë prezente që në orët e para e deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit.

Në lartësitë mbi 600-700 metra në verilindje e në lartësinë mbi 900 metra në juglindje, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era fryn me drejtim kryesor veri – verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Hera-herës, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat variojnë 3-14 gradë Celsius.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.