Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë

    29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit: Ju uroj një të diel të bukur

    Shi në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti të dielën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë
    Aktualitet

    Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë

    November 29, 2026

    Protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, e cila u shoqërua me episode dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, vijon të jetë në fokus të hetimeve.

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

    Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të hedhjes së molotovit. I riu akuzohet për disa vepra penale, mes tyre edhe “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë.

    Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet A. Q. u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të hetimeve për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës.

    Njoftimi i Policisë:

    “Tiranë, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.

    Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel ‘Dajti’, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

    Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja e punonjësit të Policisë’, mbetur në tentativë, ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Goditja për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    policia protesta Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë

    November 29, 2026

    29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit: Ju uroj një të diel të bukur

    November 29, 2026

    Shi në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti të dielën

    November 29, 2026

    47 të lënduar nga protesta në Tiranë, 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital

    November 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.