Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës Komediani i famshëm, Max Amini, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku bashkëmoderatoret e kanë “ngacmuar” me disa pyetje pikante.
Selin Bollati e pyeti për fjalën më të bukur që i kanë mësuar në shqip dhe Max u përgjigj duke thënë “shqipe”. Ndërkohë Ema Andrea i mësoi një fjalë tjetër të bukur “të dua”.
Nga ana tjetër, Orinda Huta e pyeti nëse do të martohej me një vajzë shqiptare dhe duke qeshur ai u shpreh “pse kam ardhur unë këtu”.
Këtu ndërhyn Ori Nebijaj, e cila e pyet se cilën nga vajzat në sallë dhe në publik do të zgjidhte për të ngacmuar.
“Emën sepse ajo ka një karakter të fuqishëm, të fortë. Ajo është sfiduese. Selin duket shumë e ndjeshme, kështu që nuk dua të lëndoj ndjenjat e tua. Orinda duket sikur nuk do ti japë kurrë fund bisedës, do vazhdojë. Ori ti më do, kështu që çfarëdo që të them unë, do përgjigjeshe ëmbël”, u përgjigj komediani i famshëm.
Pjesë nga intervista:
Selin: Ne kemi një zakon që miqve tanë të huaj u mësojmë fjalët më të bukura të parat. Jam e bindur se edhe me ty nuk kanë dështuar. Na thuaj ndonjë fjalë të bukur që të kanë mësuar?
Max Amini: Fjala më të bukura që kam mësuar janë “shqipe” dhe
Selin: Qenkan treguar shumë të mirë me ty se mund të të kishin mësuar ndonjë fjalë shumë më të mirë.
Ema: Max, “të dua” është një fjalë e bukur.
Max Amini: Çfarë do të thotë?
Ema: “I love you”
Max Amini: Të dua.
Orinda: Max, a do të martoheshe me një shqiptare?
Max Amini: O Zot, pse kam ardhur unë këtu? Kam ardhur të gjej grua. Dua një vajzë shqiptare. Ju keni nga vajzat më të bukura në Shqipëri.
Ori: Cilën nga ne do të zgjidhje në sallë, në publik, jo për tu martuar, por për ta ngacmuar.
Max Amini: Emën sepse ajo ka një karakter të fuqishëm, të fortë. Ajo është sfiduese. Selin duket shumë e ndjeshme, kështu që nuk dua të lëndoj ndjenjat e tua. Orinda duket sikur nuk do ti japë kurrë fund bisedës, do vazhdojë. Ori ti më do, kështu që çfarëdo që të them unë, do përgjigjeshe ëmbël.
Top Channel