Dyshohet se sulmoi policin pasi u gjobit për aksident, arrestohet një burrë në Klinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Klinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor pasi ky i fundit i kishte shqiptuar gjobë për shkaktimin e një aksidenti.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 29 nëntor, në orën 00:20. Policia njoftoi se i dyshuari ishte në gjendje të dehur.
Rasti është regjistruar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.















