Ky protestues 18-vjeçar është vendosur nën akuzë për vrasje mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë pasi hodhi një bombë molotov në drejtim të uniformave blu. Sipas policisë, ai hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim pranë ish-hotel “Dajti”, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre. Po ashtu ndaj tij, krahas kësaj akuze rëndojnë dhe veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.