Gjeorgji, protesta masive në Tbilisi, qytetarët: Të kthehemi në rrugën evropiane
Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, për të shënuar përvjetorin e dytë të protestave masive të nxitura nga vendimi i qeverisë për të pezulluar përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Duke ngritur flamujt e Gjeorgjisë dhe të Unionit, demonstruesit mbushën sheshin kryesor të kryeqytetit pas një thirrjeje për mobilizim të bërë nga aktivistët pro-evropianë dhe 5 parti të opozitës që po përballen me përpjekjet e qeverisë për t’i shpallur të paligjshme.
Vendi i detit të Zi ka qenë i mbërthyer nga trazirat politike që nga mbajtja e zgjedhjeve të kontestuara parlamentare në tetor të 2024-s, përmes të cilave partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane forcoi pozitat e saj në krye të shtetit.
Njoftimi i kryeministrit Irakli Kobakhidze një muaj më vonë se qeveria e tij do të pezullonte përpjekjet e anëtarësimit në BE deri në 2028-n shkaktoi protesta në shkallë kombëtare, të cilat u përballën me një represion të dhunshëm policor.
Por pavarësisht arrestimeve masive, gjobave të rënda dhe kufizimeve ligjore, protestuesit kanë vazhduar të dalin në rrugët e Tbilisit, për të kërkuar zgjedhje të reja dhe lirimin e demonstruesve të burgosur.
Në manifestimin e fundit, organizatorët akuzuan Ëndrrën Gjeorgjiane për tradhti ndaj aspiratave evropiane dhe euro-atlantike të vendit, që ndodhen në kushtetutën e tij.
Kreu i qeverisë insistoi ditën e premte se kabineti i tij mbetet i angazhuar për anëtarësimin në BE dhe ishte gati të niste menjëherë negociatat e anëtarësimit.
“Çdo gjë do të bëhet për t’u siguruar që Gjeorgjia të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian. Shpresojmë që deri atëherë edhe BE të ndryshojë qasjen e tij dhe t’u rikthehet vlerave tradicionale”, tha kryeministri.
Ëndrra Gjeorgjiane e ka akuzuar vazhdimisht Brukselin se promovon politika liberale që minojnë vlerat tradicionale familjare, sidomos me mbështetjen e ofruar nga grupimit LGBT+.
Spanja në zgjedhje/ Gara mes Núñez Feijóo dhe Sanchez, ekstremistët synojnë pushtetin
Kontratat komunale me të afërmit, zëvendësministri i Brendshëm grek jep dorëheqjen
Gruaja që mund të thyejë BE-në
- 11:33 Protesta e 28 nëntorit, 61 të lënduar morën ndihmë mjekësore në spitale, 5 vijojnë të jenë të shtruar
- 11:21 Spanja në zgjedhje/ Gara mes Núñez Feijóo dhe Sanchez, ekstremistët synojnë pushtetin
- 11:16 Rikthehet dëbora në Librazhd, zbardhet Shebeniku, vështirësi në disa akse rrugore
- 11:07 Dorëzohet Nelson Hysa, nuk e arrin dot titullin e botës
- 10:58 Bosnja dëbon katër diplomatë iranianë
- 10:55 Komandanti i KFOR i viziton karabinierët te Ura e Ibrit: Të përkushtuar për të gjithë në Kosovë