Një operacion policor i koduar “Distribution of Elements” është finalizuar në Tiranë, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së 28 nëntorit. Policia ka arrestuar një 29-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar se siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për pjesëmarrësit në tubim, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj efektivëve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.