Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” për tubimin e sotëm të thirrur për orën 12:00. Mbetet të shihet nëse tensionet do të vijojnë me intensitetin e djeshëm, kur mbi 60 persona përfunduan me lëndime në spital. Pas grumbullimit, mbetet të shihet nëse tubimi do të vijojë pranë Ministrisë së Arsimit apo protestuesit do t’i drejtohen menjëherë Kryeministrisë.