Sunday / November 29 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Art Life Style

Hapet muzeu më i madh urban në botë, një investim 570 milionë dollarësh

Share Share Icon

Pas dhjetë vitesh punë dhe një investimi prej 437 milionë paundësh (570 milionë dollarë), Londra përuron muzeun më të madh në botë kushtuar historisë së një qyteti.

London Museum është ngritur në ish-tregun e mishit në lagjen historike Smithfield, duke rikthyer në përdorim publik një kompleks të epokës viktoriane, të braktisur prej më shumë se tri dekadash.

Institucioni, që këtë vit feston 50-vjetorin e themelimit, synon të shndërrohet në një destinacion kulturor me tërheqje të gjerë, duke konkurruar me British Museum, i cili vitin e kaluar mirëpriti mbi 6 milionë vizitorë.

Projekti, që sipas disa vlerësimeve e ka tejkaluar buxhetin fillestar me të paktën 100 milionë paund, angazhoi specialistë nga mbi 70 profesione të ndryshme, përfshirë mjeshtër të përpunimit të gurit dhe metaleve.

 

Nga thesaret mbretërore te kanalizimet e qytetit

Muzeu synon të rrëfejë historinë e kryeqytetit britanik në të gjitha kontrastet e saj, nga shkëlqimi i aristokracisë deri te vështirësitë e jetës së përditshme.

Mes objekteve të ekspozuara janë fustani i zisë së Mbretëreshës Viktoria, jeleku që mbante mbreti Charles I gjatë ekzekutimit të tij dhe karrigia prej lëkure ku besohet se Charles Dickens shkroi disa nga kryeveprat e tij.

Një nga atraksionet kryesore është thesari i Cheapside, një koleksion prej afro 500 bizhuterish të shekujve XVI dhe XVII, që qëndroi i fshehur nën tokë për shekuj, deri në zbulimin e tij në vitin 1912.

Por koleksioni përmban edhe objekte të pazakonta, si një fragment nga masa prej 130 tonësh yndyrash, vajrash dhe pecetash të lagura, që bllokoi kanalizimet e Londrës Lindore në vitin 2017.

Ekspozita përfshin gjithashtu objekte nga Lojërat Olimpike të vitit 2012, karrocën ceremoniale të kryebashkiakut dhe një central telefonik nga Pallati Buckingham.

 

Një koncept i ri muzeu

Përtej ekspozitave tradicionale, London Museum synon të krijojë një hapësirë argëtimi dhe socializimi. Kompleksi përfshin një restorant, bar koktejesh dhe kafene që në ditë të caktuara do të funksionojë 24 orë. Parashikohen gjithashtu festa, darka tematike dhe ekspozita të përkohshme.

Një nga elementet më të veçanta arkitekturore është një dritare e madhe prej xhami, përmes së cilës vizitorët mund të vëzhgojnë trenat që kalojnë në tunelin hekurudhor poshtë muzeut.

Në pranverën e vitit 2027, hapësirat nëntokësore do të mirëpresin një ekspozitë kushtuar Londrës së periudhës romake, ndërsa në vitin 2028 do të inaugurohet një tjetër ndërtesë, me hapësira ekspozimi dhe një qendër edukimi.

Drejtoresha e muzeut, Sharon Ament, synon që institucioni të ofrojë një mënyrë më fleksibël dhe dinamike të ndërveprimit me historinë dhe kulturën, duke i bërë ato të aksesueshme për sa më shumë njerëz.

Në një epokë kur pothuajse çdo objekt historik mund të shihet në internet, London Museum po eksperimenton me një model ku vetë përvoja e vizitorit bëhet pjesë e atraksionit. / CNN

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Dhjetori magjik në Europë, destinacionet që nuk duhen humbur

Nga Dritat e Veriut në Skandinavi te tregjet e Krishtlindjeve dhe udhëtimet festive me tren, dhjetori ofron alternativa të shumta për të eksploruar...

4 days më parë 2 Min Lexim

Amsterdami me taksë të re për turistët, nga janari 2027 rritet në 16%

Amsterdami, një nga destinacionet më të shtrenjta turistike në Europë, do të rrisë më tej taksën e qëndrimit për vizitorët që akomodohen në qytet. ...

5 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!