Kronikë
Me flamuj në duar, protestuesit mblidhen tek sheshi “Skënderbej”
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e thirrur këtë të diel.
Nga videot e siguruara nga Vizion Plus, protestuesit shihen me flamuj në duar në sheshin “Skënderbej”.
Ende nuk dihet nëse do të përsëriten tensionet e një dite më parë, kur mbi 60 persona përfunduan të lënduar dhe morën ndihmë mjekësore në spitale, apo do të zhvillohet një protestë paqësore.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, pritet të shihet nëse protestuesit do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit apo do t’i drejtohen menjëherë Kryeministrisë.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




