Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi brigjet e Kalifornisë jugore duke bërë që dritaret në zonën e Los Anxhelosit të dridhen dhe duke detyruar një avion pasagjerësh të ndërpresë uljen në aeroportin e qytetit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishte pranë bregdetit të Manhattan Beach, afër Los Anxhelosit, ndërsa pas tij pasuan një sërë lëkundjesh të tjera. Lëkundjet aktivizuan alarmet e makinave, thyen xhamat në aeroport dhe shkaktuan nxjerrjen e tymit nga një rafineri, pasi u aktivizuan procedurat e automatizuara të sigurisë; megjithatë, nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme të mëdha. Zyra e Shërbimeve të Emergjencës pranë guvernatorit të Kalifornisë njoftoi në Facebook se po "punon intensivisht me zyrtarët vendorë për të vlerësuar pasojat". "Tërmetet janë të paparashikueshme, ndaj bëhuni gati për lëkundje të tjera pasuese," shtoi ajo