Sunday, November 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Synojmë standardet e BE-së – Projektligji Kayo për tenderat në Shëndetësi, ministrja Spahiu: Furnizim me barna cilësore dhe përballueshme

timoni.al by timoni.al
November 29, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Barnat, pajisjet mjekësore dhe furnizimi i spitaleve: Katër projektligje të reja për shëndetësinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, prezantoi përpara grupeve të interesit paketën me katër projektligje të reja të shëndetësisë, me synim përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe modernizimin e furnizimit të sistemit publik shëndetësor. Aktiviteti “Shëndetësia drejt integrimit në BE 2030” përfshiu ekspertë të BE, përfaqësues të industrisë farmaceutike, komunitetit të biznesit, institucioneve dhe organizatave profesionale, të cilët kontribuan për paketën e projektligjeve.

Ministrja vuri theksin te krijimi i shoqërisë publike MedAL, e cila synon forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit për institucionet publike shëndetësore përmes koordinimit të fuqisë blerëse, planifikimit të nevojave, menaxhimit të integruar të stokut dhe mundësisë për krijimin e rezervave strategjike. “Për pacientin, rëndësi ka që bari i duhur të jetë i disponueshëm në kohën e duhur, me cilësinë e kërkuar dhe me një kosto të përballueshme për sistemin,” u shpreh Spahiu.

Ajo nënvizoi gjithashtu kontributin e sektorit privat, investimet dhe kapacitetet profesionale dhe logjistike të ndërtuara ndër vite, duke theksuar se objektivi i reformës është përmirësimi i funksionimit të sistemit publik. “Ekspertiza dhe kapacitetet e sipërmarrjes private janë pjesë e rëndësishme e këtij ekosistemi. Organizimi i ri i furnizimit duhet të mbështetet në transparencë, konkurrencë të ndershme, trajtim të barabartë, paanshmëri rregullatore dhe llogaridhënie,” theksoi ministrja.

Spahiu sqaroi se autorizimi i tregtimit mbetet parimi themelor për vendosjen e barnave në treg, ndërsa mekanizmat e posaçëm të importit duhet të jenë përjashtime të argumentuara, duke respektuar kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë.

Paketa ligjore përfshin katër projektligje: për produktet mjekësore për përdorim njerëzor; për pajisjet mjekësore; për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro; dhe për krijimin e shoqërisë publike MedAL. Tre projektligjet e para synojnë forcimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë, rritjen e gjurmueshmërisë, forcimin e farmakovigjilencës, lehtësimin e aksesit në teknologjitë moderne dhe eliminimin e procedurave administrative të panevojshme. “Filozofia jonë është të forcojmë standardet që mbrojnë qytetarin dhe të thjeshtojmë procedurat që nuk krijojnë vlerë,” deklaroi Spahiu. Ajo theksoi se propozimet e argumentuara lidhur me konkurrencën, sigurinë e furnizimit, investimet dhe zbatimin praktik do të analizohen gjatë procesit të konsultimit. “Suksesi i kësaj reforme do të matet me rezultatet në praktikë: aksesin në trajtime, sigurinë e produkteve, vazhdimësinë e furnizimit, besimin tek institucionet dhe përdorimin e përgjegjshëm të fondeve publike,” përfundoi ministrja.

Previous Post

Barnat, pajisjet mjekësore dhe furnizimi i spitaleve: Katër projektligje të reja për shëndetësinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al