Rreth 90 familje jetojnë në kushte tepër të vështira në Kabinat e "Plazhit të Vjetër" në Vlorë. Familje të cilat jetojnë në këto banesa sociale, janë strehuar aty vite më parë, por siç tregojnë edhe vetë banorët me kalimin e kohës ato janë amortizuar duke u kthyer në të pajetueshme. Këto familje jetojnë mes lagështisë, murëve të rrëzuara, shumë edhe pa dyer e dritare për shkak të gjendjes ekonomike. Bukuroshe Hasani tregon kushtet ne te cikat jeton se bashku me tre fëmijët e saj te semuare. Familjet të cilat janë strehuar në Kabinat e Plazhit të Vjetër vijnë nga kategoritë si të pastrehët, familje me të ardhura të pakta, invalidë, romë dhe egjiptian. Prej vitit 1990 këto banesa sociale nuk kanë patuar asnjë ndërhyrje për rikonstruksion. Gjithashtu edhe projektet për shembjen e tyre dhe strehimin më pas të familjeve apo trajtimin e tyre me bonus qeraje deri më tani kanë mbetur në letër.