Kontrollet rrugore në Vlorë, mbi 1,500 gjoba në një javë, 8 drejtues mjetesh të proceduar

29 Nëntor 2026 | 12:46

Policia Rrugore në Vlorë ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me fokus identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshëm, 8 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, 3 persona janë arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, një drejtues është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasoja, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për shkelje të Kodit Rrugor.

Paralelisht, gjatë kësaj periudhe janë vendosur edhe një numër i konsiderueshëm masash administrative për shkelje të ndryshme. Konkretisht:

354 masa për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;

153 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;

83 masa për parakalime të gabuara;

51 masa për xhama të zinj;

41 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;

24 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

15 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

14 masa për mungesë siguracioni;

818 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme.

Ndërkohë, Policia ka shtuar praninë e shërbimeve edhe pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut. Policia Rrugore e Vlorës u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e 28 nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike: 4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome

Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Tiranës të ruajë menjëherë të gjitha pamjet filmike dhe komunikimet në radio gjatë operacionit policor të zhvilluar...
12:35 | 29/11/2026

Protesta e 28 nëntorit, 61 të lënduar morën ndihmë mjekësore në spitale, 5 vijojnë të jenë të shtruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 28 nëntor...
11:33 | 29/11/2026

Rikthehet dëbora në Librazhd, zbardhet Shebeniku, vështirësi në disa akse rrugore

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë pamjen e parë dimërore në këtë pjesë të vendit. Dëbora...
11:16 | 29/11/2026