Trajneri portugez akuzoi stolin e skuadrës kundërshtare se kishte hedhur topa në fushë në dy raste, me qëllim që të ndërpriste rrjedhën e lojës.

Mourinho kritikoi edhe gjyqtarin për moszbatimin e rregullores, e cila parashikon përjashtimin e trajnerit nëse personi përgjegjës nuk identifikohet.

Megjithatë, në një prononcim për “Mundo Deportivo”, Suarez mohoi akuzat e portugezit, duke shpjeguar se bëhej fjalë për dy largime të topit, i cili ishte përplasur në xhamin pas stolit dhe ishte rikthyer në fushë.

Sipas mesfushorit, Mourinho nuk e kishte parë se çfarë kishte ndodhur, pasi ishte me shpinë nga vendi i ngjarjes dhe po shikonte drejt fushës.

Suarez gjithashtu sqaroi se skuadrat në La Liga nuk mbajnë më topa pranë stolave të rezervistëve, pasi ata vendosen në mbajtëse të posaçme përreth fushës.