Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes i pafajshëm nga Haga: U konfirmua pastërtia e luftës së UÇK-së

29 Nëntor 2026 | 13:27

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, përmes të cilit u shpall i pafajshëm së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj është rikthyer te vendimi i gjykatës, duke e cilësuar atë si një dëshmi të pafajësisë së tyre dhe të pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, shkruan Haradinaj.

Vendimi i Gjykatës së Hagës, i marrë më 29 nëntor 2012, shënoi përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt, të cilët u shpallën të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komandanti i KFOR i viziton karabinierët te Ura e Ibrit: Të përkushtuar për të gjithë në Kosovë

Komandati i KFOR në Kosovë, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe stabilitet për të...
10:55 | 29/11/2026

Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë me të cilët është formalizuar marrëveshja për drejtimin e...
10:53 | 29/11/2026

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 114-vjetorit...
09:36 | 29/11/2026