U godit nga uji me presion gjatë protestës, bashkëshortja thirrje për drejtësi: Brikeni po lufton me jetën në Spitalin e Traumës

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti gjatë protestës, ka bërë një apel të fortë drejtuar opinionit publik shqiptar, duke bërë me dije se gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj është kritike.
Ajo tregon se ndodhet në Spitalin e Traumës, ku mjekët e kanë informuar për rezultatet e skanerit të kryer mëngjesin e sotëm.
Sipas saj, neurokirurgu i ka komunikuar se Brikeni ndodhet në rrezik për jetën, pasi në tru janë konstatuar disa vatra hemorragjie, të cilat aktualisht nuk mund të operohen.

“Ky djalë dhe unë jemi shkolluar në këtë vend, kemi punuar në këtë vend dhe jemi munduar ta ndërtojmë gjithçka me djersën tonë, pa i bërë keq askujt. Nëse ka sadopak drejtësi dhe humanizëm në këtë vend, sot kam nevojë për të gjithë ju. Kam nevojë për zërin tuaj, për mbështetjen tuaj, që të mos humbasim një djalë, një vëlla dhe një bashkëshort. Ju përgjërohem të gjithëve, mos heshtni! Më ndihmoni të luftoj për të. Brikeni po lufton me jetën dhe unë ndihem e vetme përballë kësaj situate. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm në këtë luftë. Mos e lini Brikenin vetëm!”, shprehet ajo.

Apeli i Marjonelës vjen në një moment tepër të vështirë për familjen Tuci, ndërsa 34-vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Familjarët kërkojnë solidaritet dhe drejtësi, ndërsa shpresojnë që gjendja shëndetësore e Brikenit të përmirësohet.

Të lidhura

None found

Në këto momente të vështira, Marjonela i drejtohet të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar solidaritet, mbështetje dhe mbi të gjitha drejtësi për bashkëshortin e saj.


Quantcast
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet güncel girişjojobetjojobetGRANDPASHABET GİRİŞgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet giriş