Kronikë
Nisin tensionet në protestë! Spraj piperi dhe autobot me ujë, policia ndërhyn te Kryeministria, zhvendos turmën
Kanë nisur tensionet pranë Kryeministrisë, pasi policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga shkallët e godinës.
Efektivët kanë përdorur spraj piperi, ndërsa në zonë ka mbërritur edhe autoboti me ujë.
Më herët, policia kishte vendosur një kordon para hyrjes së Kryeministrisë, pas qëndrimit të dy të rinjve në shkallët e godinës.
Pas largimit të kordonit, protestuesit avancuan drejt hyrjes së Kryeministrisë dhe hodhën lëndë piroteknike.
Reklamë
Me nisjen e ndërhyrjes policore, protestuesit janë zhvendosur nga shkallët e godinës, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




