Tensione në protestë, protestuesit hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

29 Nëntor 2026 | 13:17

Në Tiranë po zhvillohet protesta e radhës, këtë të diel, më 29 nëntor, që përkon me Ditën e Çlirimit.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më tej nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Situata u tensionua pasi disa protestues hodhën kapsolla para Kryeministrisë, ndërsa efektivët e policisë reaguan duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Në protestën e zhvilluar një ditë më parë u regjistruan përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.

Përplasjet u zhvendosën më tej në bulevard, pranë parku Rinia ku ndodhet edhe 3 makina ujëhedhëse. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të policisë që është përgjigjur me topa uji.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 50 persona, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Policia e Tiranës arrestoi 12 persona dhe procedoi penalisht 19 të tjerë, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polica përdor topa uji për të zmbrapsur protestuesit nga bulevardi, zhvendosen te Parku Rinia

Është tensionuar protesta e nisur të dielën para Kryeministrisë. Policia reaguar fillimisht me gaz lotsjellës e më tej me topa uji për të zmbrapsur protestuesit...
14:28 | 29/11/2026

Tensionet para Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Policia ka shoqëruar një protestues pas përplasjeve të shënuara në protestën e së dielës para Kryeministrisë. Protesta nisi në mënyrë paqësore me marshimin e protestuesve...
14:16 | 29/11/2026

82-vjetori i Çlirimit, Elbasani nderon dëshmorët me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Elbasani ka përkujtuar 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me një ceremoni homazhesh në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë...
13:09 | 29/11/2026