Tensionet para godinës së Kryeministrisë kanë përshkallëzuar, ndërsa efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e protestuesve.

Në pamjet nga vendngjarja shihet momenti kur disa efektivë ndërhyjnë ndaj qytetarëve, ndërsa një prej protestuesve tërhiqet zvarrë nga forcat e policisë për t’u larguar nga turma.

Policia përdori edhe spraj piperi, ndërsa autoboti i ujit për shpërndarjen e protestuesve është përdorur vetëm një herë.

Qytetarët janë përgjigjur ndaj sprajit me piper dhe gazit lotsjelës me molotovë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa ndërhyrjet e forcave të rendit vijojnë në zonën përreth godinës qeveritare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb