Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit, duke ndërhyrë për shpërndarjen e turmës.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur spraj piperi ndaj qytetarëve, ndërsa është aktivizuar edhe autoboti i ujit për largimin e protestuesve nga zona para godinës qeveritare.
Përplasjet kanë ardhur pas tensioneve të krijuara gjatë protestës kombëtare, ku qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe policisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.












